I dha fitoren Vllaznisë, Zhunior: Golin ia dedikoj babait tim që vuajti COVID-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 10:12

I dha fitoren Vllaznisë, Zhunior: Golin ia dedikoj babait tim që vuajti COVID-19

Luftëtari është kundërshtari i preferuar i sulmuesit të Vllaznisë, Silvio Zhunior, i cili me golin e djeshëm në Gjirokastër u dha tri pikë të arta shkodranëve. Nga katër gola të shënuar në këtë pjesë të dytë të sezonit, tri herë braziliani ka realizuar në portën e gjirokastritëve.
zhunior
Pas ndeshjes së djeshme, Zhunior foli për “Panorama Sport”, duke bërë edhe një dedikim të ndjerë për babain e tij. “Më vjen mirë që shënova dhe skuadra mori fitore me golin tim. Ishte një trepikësh shumë i rëndësishëm për objektivat që kemi. Duhet të kishim bërë më shumë gola, por rëndësi ka që morëm maksimumin. Për këtë ndihem mirë, sepse na duhej ky rezultat. Golin ia dedikoj babait tim, që doli nga spitali në Brazil, pasi e kaloi me sukses prekjen nga Koronavirusi. Kjo është një arsye më shumë për mua për të dhënë më të mirën time për fanellën e Vllaznisë”, deklaroi pas sfidës braziliani.
silvio zogaj
ZOGAJ – Zhunior shënoi, por në një ditë fantastike për shkodranët ishte edhe Silvio Zogaj, i cili tri sezone më parë ka qenë edhe pjesë e Luftëtarit. “Në javët e fundit ishim të bllokuar nga ana psikologjike, prandaj dhe këtë herë më e rëndësishmja ishte fitorja. Na duhen pikë, në mënyrë që të kalojmë Bylisin dhe t’i largohemi zonës ‘play out’. Në Shkodër në çfarëdo lloj pozicioni të jesh, përsëri do kesh presion, pasi tifozët duan që Vllaznia të jetë sa më lart. Kjo fitore shpresoj të na japë një shtysë të madhe, pasi kualiteti i skuadrës nuk mungon”, ka thënë sulmuesi Zogaj për “SuperSport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"