I dha fitoren Vllaznisë me golin e tij, flet Imami: Objektivin e kemi të qartë, atë që lashë në gjysmë me Tiranën dua ta…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2020 | 16:17

I dha fitoren Vllaznisë me golin e tij, flet Imami: Objektivin e kemi të qartë, atë që lashë në gjysmë me Tiranën dua ta…

Eni Imami shënoi golin e parë në Superiore pas 10 viteve, teksa i shënoi Bylisit ditën e sotme dhe i dha fitoren Vllaznisë. Pas përfundimit të ndeshjes, mbrojtësi u shpreh për “Supersport”, se ekipi është përshtatur mirë dhe përsa i përket titullit, u shpreh se atë që la në gjysmë me Tiranën sezonin e kaluar, shpreson ta vazhdojë me Vllazninë këtë sezon.

bandicam 2020-12-05 16-12-26-231

“Mu duk sikur shënova edhe një tjetër gol te topi që u largua. Stafi i ka bërë gjërat të thjeshta për ne. Edhe vonesa e kampionatit, ishte pozitive për ne pasi një ekip i ri do kohë për tu përshtatur, këtu mendoj se janë arsyet që po shkëlqejmë.

Nuk mendoj që është problem pjesa e tifozëve, këtu ka njerëz që e duan futbollin, unë kam qenë edhe kundërshtar këtu. Nëse do ishte në dorën time, unë do doja shumë që tifozët të ishin këtu. Unë nuk e kam provuar Vllazninë me tifozë. Uroj që atë që lashë për gjysmë me Tiranën, ta vazhdoj këtu te Vllaznia. Objektivi jonë është të kapim Europën.”, u shpreh Imami.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"