I dha fitoren Tomorit, flet mesfushori: Nuk besoj se do të jetë goli i fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2021 | 17:18

I dha fitoren Tomorit, flet mesfushori: Nuk besoj se do të jetë goli i fundit

Tomori i jep “shkelm” krizës. Pas 4 javësh vuajtje, rigjejnë fitoren dhe vendin e 4-t. Mundën minimalisht Besëlidhjen, e cila nuk po i largohet dot fundit. Isi Manellari bëri heroin, me atë gol pas vetëm 8 minutash lojë. Është e dyta rrjetë për të, e megjithatë paralajmëron se nuk do të ndalet më.

tomorri

Pas ndeshjes, mesfushori tha: “Është goli im i dytë në këtë kampionat, por nuk besoj se do të jetë i fundit. Kishte shumë peshë, pasi goli i shërbeu skuadrës për një trepikësh. Është fitorja e parë pas 4 javësh mungesë, ndaj ka ndikim edhe në aspektin moral. Shpresoj shumë që performanca në Berat të më shërbejë si trampolinë për të ardhmen”.

ALBAN BRUKA

Nga ana tjetër trajneri i Besëlidhjes,  Alban Bruka nuk e priste që të shkonte kështu kjo ndeshje. Goli i shpejtë i ka shokuar dhe Besëlidhja nuk e mblodhi dot më veten, ndonëse ishin edhe 82 minuta lojë. Gjatë deklaratës së dhënë direkt pas ndeshjes, numri një i pankinës lezhjane analizoi atë që nuk shkoi si duhet.

“Të them të drejtën, e kishim pritur ndryshe Tomorin. Sa faktori fushë aq edhe tradita e vendësve bënë të vetën ama. Jemi ndëshkuar shumë herët dhe kjo ndoshta na dëmtoi psikologjikisht. Ne kishim dy mungesa të rëndësishme në portë e në sulm dhe nuk është e lehtë në të tilla kushte. Nëse do i kisha ata në fushë, s’do të kishim dalë pa pikë nga Berati. Pavarësisht kësaj humbjeje, unë siguroj se Besëlidhja do i largohet rrezikut. Meritojmë më shumë se kaq”, përfundoi trajneri

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"