I dha fitoren Partizanit, Bardhi: Ky është vit i mbrapshtë, largohem nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2020 | 23:52

I dha fitoren Partizanit, Bardhi: Ky është vit i mbrapshtë, largohem nëse…

Futbollisti i Partizanit Jurgen Bardhi e quajti vit të mbrapshtë 2020-ën për shkak të shumë rezultateve zhgënjyese.
jurgen bardhi
Pasi i dha fitoren ndaj Flamurtarit, Bardhi deklaroi nëse Partizani siguron pjesëmarrjen në Kupat e Europës, atëherë do të mendojë për të luajtur në një skuadër të huaj.

“Ndihem shumë mirë. E kam të fortë kokën, por nuk kam gjatësinë.

Është një vit çudirash me golat që po pësojmë, sulmuesit nuk po gejnë golin. Kam humbur dhe unë raste. Është vit i mbrapshtë.

E ardhmja – Nuk jam i kënaqur me veten. Besoj po të kapim kupat e Europës me paraqitje të mirë, dëshiroj  të luaj jashtë”, deklaroi Bardhi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"