I dha fitoren e parë Flamurtarit, Ribaj: Golin ia dedikoj familjes sime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 11:21

I dha fitoren e parë Flamurtarit, Ribaj: Golin ia dedikoj familjes sime

Autori i golit të vetëm për vlonjatët, Andi Ribaj, të realizuar me 11-metërsh në minutën e 31-të, për “Panorama Sport” u shpreh:

Ribaj

“Kjo fitore duhet të kishte ardhur më shpejt. Tashmë kemi një trajner të ri dhe jemi duke punuar fort për t’u përmirësuar. Ditët e fundit janë afruar disa lojtarë brazilianë dhe skuadra i ka mundësitë për më shumë. Golin ia dedikoj familjes sime”.

Lojtari fierak është një nga më të mirët te vlonjatët. Ai është sulmuesi kryesor i skuadrës së bashku me Xhevahir Sukajn, por ky i fundit është i dëmtuar. Deri më sot, sulmuesi ka shënuar dy gola në Superiore, një dje në Gjirokastër dhe tjetri në sfidën me Teutën në shtëpi, më 23 dhjetor 2019.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"