I dha biletën e Botërorit “Katar 2022” skuadrës spanjolle, Morata: Nuk na mund njeri!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2021 | 10:31

I dha biletën e Botërorit “Katar 2022” skuadrës spanjolle, Morata: Nuk na mund njeri!

Mund të ketë qenë pa dyshim një nga golat më të thjeshtë në karrierën e tij, ai i shënuar kundër Suedisë, por nga pesha mund të jetë sigurisht një nga golat më “të rëndë” për Alvaro Moratën, pasi i ka siguruar Spanjës biletën për në Kampionatin e ardhshëm Botëror. Spanja mund të shkonte dhe me një pikë në “Katar 2022”, por juventini ka menduar ta vulosë me fitore. Ai ka folur pas ndeshjes për fitoren, kualifikimin dhe golin e shënuar. Ndërkohë që golin e shënuar ai ia ka kushtuar një fondacioni që merret me kurimin e fëmijëve të sëmurë.

morata

RRUGËTIMI – “Kemi punuar shumë fort për të arritur deri këtu. Ka qenë një rrugëtim i vështirë, kemi kaluar dhe momente të vështira, por kemi qenë të gjithë të bashkuar. Asnjëherë nuk e kishim menduar se do të mungonim në Botëror”.

NDESHJA – “Nuk ka ndeshje të lehta, aq më shumë kur flitet për një finale si kjo ndaj Suedisë. Është tepër e vështirë të luash përballë këtyre ekipeve që mbrohen me shumë forca, ndaj kjo e bën edhe më të ëmbël këtë fitore dhe kualifikimin”.

GOLI I MUNGUAR – “Nuk e kam menduar golin më shumë se kualifikimin në Botëror. Jemi një grup i shkëlqyer, që e meritonim një vend në kampionatin botëror dhe jemi të lumtur që do të shkojmë në Katar”.

KLUBI DHE BOTËRORI – “Për të qenë këtu duhet të djersij shumë me klubin ku luaj. Vetëm kështu do të kem mundësinë të jem me Spanjën. Nëse luajmë të bashkuar e nëse vuajmë të gjithë së bashku, nuk na mund njeri”.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"