“I detyruar për faliment”, Fakaj: Idrizi bën vetëm monologë, sikur të kishte…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 20:09

“I detyruar për faliment”, Fakaj: Idrizi bën vetëm monologë, sikur të kishte…

Ervin Fakaj e ndien shumë situatën kritike që po kalon Flamurtari. Ish-mbrojtësi vlonjat që ka luajtur në fillimin e karrierës së tij për afro pesë vite me fanellën kuqezi, është shumë kritik sa i përket menaxhimit që i ka bërë klubit administratori aktual, Sinan Idrizi. 

ervin fakaj

Duke folur për “SuperSport”, 43-vjeçari që ka luajtur edhe 25 ndeshje me Kombëtaren shqiptare, mendon se në këtë situatë falimentimi i klubit është një zgjidhje e detyruar. Ai i bën thirrje Idrizit të ndërgjegjësohet për këtë kolaps që ka klubi. “Flamurtari po shkon drejt një rruge, që edhe rënia nga Superiorja është luks duke marrë parasysh borxhet e shumta që ka. Falimentimi nuk është zgjidhje, por je i detyruar nga kushtet që ka klubi aktualisht.

Nuk e di sa koshient është zotëria në fjalë (i referohet Idrizit)”, thotë fillimisht Fakaj, për t’u ndalur më pas më konkretisht tek administratori. “Idrizi bën vetëm monologë, por duhej që të ishte një herë këtu që ta pyesnim dhe të përgjigjej. Kam 1 milion pyetje për të bërë për të… Sikur edhe 10% t’i kishte të vërteta ato që thotë, do të isha shumë i lumtur”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"