I detyrohet 3 mijë e 623 euro sulmuesit Ejoh, ja çfarë rrezikon klubi i Kategorisë së Parë pas gjyqit të humbur në FIFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Maj 28, 2020 | 20:29


I detyrohet 3 mijë e 623 euro sulmuesit Ejoh, ja çfarë rrezikon klubi i Kategorisë së Parë pas gjyqit të humbur në FIFA

Gazeta publikoi dje lajmin ekskluziv të fitimit të gjyqit në FIFA nga ana e sulmuesit Efijong Ekemini Ejoh, të cilit Turbina i detyrohet 3623 euro.

Ejoh5

Një shumë që duhet shlyer brenda një afati kohor prej 45 ditësh, sepse në të kundërt klubi cërrikas rrezikon të mos federojë asnjë futbollist për tri sesionet e ardhshme të merkatos, pra gjatë verës së këtij viti dhe në janar e në verë të vitit të ardhshëm. Shuma e përmendur më lart i referohet vitit 2018, kur sulmuesi nigerian ka qenë pjesë e Turbinës dhe nuk është likuiduar për disa muaj.

ejoh

Vetë lojtari u shpreh dje për “Panorama Sport” se kishte biseduar me drejtues të Turbinës dhe se u kishte dhënë numrin e llogarisë bankare, por ata nuk e kishin shlyer. Tashmë FIFA i vë ultimatumin klubit cërrikas, që, siç pohon edhe vetë presidenti Gentjan Gjoka, do ta bëjë likuidimin.

Gazeta ka publikuar edhe faksimilet e vendimit të FIFA-s, që vërtetojnë gjithçka. Kjo çështje i ka shqetësuar jo pak drejtuesit e klubit cërrikas, të cilët në këtë rast nuk kanë zgjidhje tjetër veç pagesës.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com