I “dashuruar” me shtyllat, Mesi rekord absolut me goditjet në traun e portës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2018 | 22:46

I “dashuruar” me shtyllat, Mesi rekord absolut me goditjet në traun e portës

Me 20 gola të shënuar, Lionel Messi është Pichichi i padiskutueshëm i La Liga-s, por shifrat e tij mund të kishin qenë më të mëdha nëse nuk do ta kishte goditur 13 herë shtyllën deri tani në kampionat. Ai e ka goditur shtyllën më shumë se çdo lojtar tjetër dhe gjithashtu më shumë se ai vetë në sezonet e kaluara.

mesi shtylla

Pasi goditi portën ndaj Alaves, Messi ka kaluar rekordin e tij personal të vendosur në 2014/15, kur goditi shtyllën ose traversën plot 12 herë, shkruan telesport.

Gjithashtu nuk duhet të harrojmë se kanë mbetur edhe 17 ndeshje deri në fund të sezonit 2017/18.

Në çdo rast, argjentinasi është rrugës për t’u bërë golashënuesi më i mirë për të pestën herë.

Me këtë shifër, ai do të barazonte numrin e trofeve të Di Stefano, Hugo Sanchez dhe Quini, dhe do të ishte vetëm një më pak se Telmo Zarra i cili ka gjashtë.

BalkanWeb: http://www.balkanweb.com/site/shifrat-e-lionel-messi-t-argjentinasi-i-dashuruar-me-shtyllat/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"