“I çmendur” pas Liverpulit, ja basti i çuditshëm i tifozit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2018 | 20:18

“I çmendur” pas Liverpulit, ja basti i çuditshëm i tifozit shqiptar

Ukë Krasniqi mund të jetë ndoshta një nga tifozët më të çmendur të skuadrës së Liverpulit. Shumë herë kemi dëgjuar që fansa dhe fanse të skuadrave të ndryshme të zhvishen pas fitoreve të madhe ose të vendosin baste nga më të ndryshmet.

uka_1536083253-1932503

Por tifozi kosovar mund të ketë vendosur ndonjë nga bastet më të çmendura ndonjëherë. Ka plot 15 vite që nuk është qethur. Që në vitin 2003 dhe këtë gjë do ta bëjë vetëm nëse Liverpuli do të shpallet kampion i Premier Ligës.

.rsdfh

“Ky do të jetë viti i Liverpulit dhe viti kur do t’i shkurtojë flokët. Sivjet e kemi bërë një skuadër shumë të fortë dhe kam besim të plotë se do të dalim kampion”, ka thënë Ukë Krasniqi.

uka-4_1536083228-2226852 uka-2_1536083213-822542 uka-1_1536083213-3330200

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"