I biri pritet të debutojë me fanellën e Irlandës, Rudi Vata: Nuk do të luajë kurrë për Shqipërinë nëse …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 23:30

I biri pritet të debutojë me fanellën e Irlandës, Rudi Vata: Nuk do të luajë kurrë për Shqipërinë nëse …

Roko Vata, djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata, pritet të bëjë debutimin e tij me 15-vjeçarët e Irlandës, në sfidën kundër Polonisë.

rudi vata roko]

Ai është 14-vjeç dhe është pjesë e akademisë së Sëlltikut, teksa ka zgjedhur të jetë pjesë e Irlandës, pasi është dhe origjina e mamasë së tij, An Frensis që është dhe bashkëshortja e Rudi Vatës. Në një prononcim për “thescottishsun”, ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, foli për të ardhmen e djalit të tij, teksa u shpreh:

“Kur u bashkova me Sëlltik, u njoha me shokët e mi të skuadrës për herë të parë në Dublin. Debutimi im ishte kundër Sligo Rovers sepse ishim në një turne para-sezonal. Kjo është pjesë e historisë sime, kështu që është e veçantë që djali im të jetë tani në Irlandë.

Askush nga FSHF nuk më kontaktoi me mua për Rokon. E di që edhe Skocia e ka vëzhguar, por  federata irlandeze ishte e para që ra në kontakt. Gjyshja e tij është gruaja më e lumtur irlandeze në Skoci!

rudi vata

Njerëzit në Shqipëri e dinë përmes rrjeteve sociale se ai është zgjedhur nga Irlanda. Por nëse Shqipëria do të kishte qenë profesionistë, të tregonte ndonjë interes dhe të bënte detyrat e shtëpisë, ata do ta kishin njohur që Roko po luante për Sëlltik dhe do të kishin kontaktuar me mua.

Ata nuk treguan asnjë lloj respekti, dëshire apo profesionalizmi dhe nëse nuk e bëjnë këtë, ai kurrë nuk do të luajë për Shqipërinë.

Nuk mund ta diktoj vendimin e tij. Çdo gjë mund të ndodhë në të ardhmen, por është Irlanda që ka qenë në kontakt dhe ka shfaqur interes dhe respekt. Roko është e lumtur që është e përfshirë Irlandën dhe shpresoj që gjithçka do shkojë mirë! Ai ka potencialin për të qenë një lojtar special”, u shpreh Vata.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"