“I besoj shumë Dajës”, Arbi Laçi: Partizani mund të krijojë cikël suksesi njësoj si Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2021 | 21:00

“I besoj shumë Dajës”, Arbi Laçi: Partizani mund të krijojë cikël suksesi njësoj si Skënderbeu

Ish-drejtori i Tiranës Arbi Laçi beson se klubi bardheblu duhet të mendojnë tashmë të bëjnë llogaritë për sezonin e ardhshëm pas humbjes së fundit me Teutën 0-1 dhe distancës prej 10 pikësh të krijuar me Teutën. Në studion e “Sport News Plus” të “News 24”, Laçi shtoi se merkatoja e janarit të bardhebluve ka qenë e gabuar.
laciii

“Ky sezon mund të konsiderohet I mbyllur. Tiranën e shoh jashtë Europës, duke u nisur nga pikët, ecurisë dehe përbërjes. Të mbyllë llogaritë për këtë sezon. Kanë mundësi për Europën, nëse do të bëjnë disa përmirësime. Tirana nuk duhet të dorëzohet. Por, të bëjë llogaritë për sezonin që vjen, të piketojnë lojtarë për një ekip dinjitoz.

Është momenti që disa gjërat të thuhen. Edhe për sa i përket merkatos së janarit, e konsideroj të gabuar”, u shpreh Laçi.

Për sa i përket rivalit të përjetshëm të bardhebluve, Partizanit, Laçi beson se të kuqtë mund të krijojnë një cikël suksesi si Skënderbeu me trajnerin Ilir Daja.

“I besoj Dajës, por dhe hierarkisë së brendshme të klubit, raportit me klubin lojtarët, bën një ekip solid. Nuk është Partizan i madh, por është ekip fitues. Di të luajë bukur dhe momente të ndryshme të lojës. Ky Partizan me këtë koncept dhe filozofi do të jetë ekip i madh sezonin e ardhshëm. Nëse përmirësohen në ato pika ku e dinë më mirë dhe me atë trajner, Partizani mund të bëjë një epokë të ngjashme si me Skënderbeun”, deklaroi ish-drejtori i Tiranës, Arbi Laçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"