I bëri “gjëmën” në Kupë, Laçi kërkon fitoren e parë në kampionat ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2018 | 17:10

I bëri “gjëmën” në Kupë, Laçi kërkon fitoren e parë në kampionat ndaj Kukësit

Laçi i trajnerit Gentjan Mezani i bëri “gjëmën” Kukësit në mesjavë, ku e eliminoi nga Kupa e Shqipërisë. Me këtë sukses, kurbinasit kanë kaluar në finale dhe trofeun do ta diskutojnë më 27 maj ndaj Skënderbeut. Në dallim nga sezoni i shkuar, ku luftuan për mbijetesë deri në javën e fundit, këtë edicion kurbinasit kanë synime madhore, ku pjesëmarrja në Kupat e Europës mbetet primare.

Rexhinaldo

Të besuarit e trajnerit Mezani mund ta arrijnë këtë objektiv si nga Kupa, që janë finalistë, por edhe nga kampionati. Të dielën, laçianët do të jenë sërish përballë Kukësit, takim i vlefshëm për javën e 30-të të Superiores. Takimi do të luhet në Laç dhe bardhezinjtë, për shumë arsye, do të kërkojnë me ngulm fitoren. Përpos ruajtjes pozitive në klasifikim dhe përparimit për më lart, kurbinasit do të kërkojnë edhe trepikëshin e parë ndaj kuksianëve në kampionat.

Tri ndeshjet e luajtura deri tani në kampionat janë fituar nga Kukësi në shifrat: 3-0,1-0 dhe 1-0. Jo vetëm që nuk i kanë marrë pikë në këto tri takime, por Laçi nuk ka arritur të shënojë edhe gol në portën e Kukësit, në 270 minuta të luajtura në kampionat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"