I bëri gjëmën Interit dhe i dhuroi titullin më të bukur të historisë Juventusit, Poborski feston ditëlindjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 30, 2020 | 18:21


I bëri gjëmën Interit dhe i dhuroi titullin më të bukur të historisë Juventusit, Poborski feston ditëlindjen

Karel Poborski, njëri prej futbollistëve më të mirë çek të viteve 1990-2000 feston sot 48 vjetorin e lindjes.

POBOLSKI

Ish-mesfushori i Lacios është një personazh shumë i dashur për tifozerinë juventine, pasi u ka dhuruar bardhezinjve një prej titujve më të bukur të historisë. Behët fjalë për Skudeton e paharruar të vitit 2002, kur Juventusi parakalonte në javën e fundit të kampionatit Interin.

Lacio Inter 4-2

Ishte pikërisht Poborski, i cili me dopietën e tij udhëhoqi Lacion në fitoren 4-2 ndaj Interit, duke e dërguar në ‘parajsë’ tifozerinë juventine dhe në ‘ferr’ atë interiste, e cila ishte përgatitur për festë, por që përjetoi një dramë. Ashtu sikurse ndodh çdo vit, edhe këtë herë nuk munguan urimet e popullit bardhezi në drejtim të ish-futbollistit çek.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com