“I bëmë gropën vetes”, Gatuzo surprizon me deklaratën: Ibra më i fortë, kemi luftuar shumë beteja së bashku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 18:30

“I bëmë gropën vetes”, Gatuzo surprizon me deklaratën: Ibra më i fortë, kemi luftuar shumë beteja së bashku

Pas disfatës së djeshme, e treta në sezon, Xhenaro Gatuzo mori përsipër fajet e skuadrës së tij. Duke ndaluar për mediat, ai deklaroi:

Gatuzo

“Bëmë gjithçka vetë. Krijuam raste të shumta, por të njëjtën gjë ia servirëm edhe rivalëve. Sa herë që kemi një ndeshje të rëndësishme, na ndodh gjithmonë gjithçka, megjithatë më duhet të mendoj për ‘kopshtin’ tim dhe marrë përsipër përgjegjësitë, ashtu siç pres që t’i marrë gjithsecili në skuadër”. Një batutë e Gatuzos edhe për Ibrahimoviçin:

“Do të mbetet miku im sepse kemi luftuar shumë beteja së bashku. Më duket më i fortë se 10-12 vite më parë, megjithatë, Milani fitoi sepse shfaq dëshirë e jo sepse ishte më mirë se ne”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"