I akuzuan për racizëm, gazeta italiane thyen heshtjen: Një titull të pafajshëm e kthyet në helm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 17:10

I akuzuan për racizëm, gazeta italiane thyen heshtjen: Një titull të pafajshëm e kthyet në helm

“Corriere dello Sport” e konsideron një “titull të pafajshëm dhe pa konotacion negativ’’ kryefjalën e numrit të sotëm “E premtja e zezë’’.

corriere_sport.750

Kryeredaktori i saj Ivan Zacaroni i quan kritikët si “njerëz të mbushur me helmin e racizmit’’. Nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale, Zacaroni nuk pranon ta konsiderojë si ‘’tendencioze dhe dashakeqëse’’ kryetitullin e numrit të sotëm të ‘’Corriere dello Sport’’.

‘’Një mendim i bukur në ditë e mban doktorin larg nesh. ‘Ushtritë’ me simpatizantë të djathtë vërshuan në ueb këto ditë për të zbardhur shpirtrat e tyre. Duke zbuluar ‘racizmin’, shtypin dy butona në tastierë dhe e gjithë ngjyra e zezë ikën. Dhe ju ndiheni një njeri më i mirë në një botë më të mirë. Të bardhë, me ngjyrë ,të verdhë. Duke mohuar diferencat është sjellje tipike e racistëve për anti-racizmin.

Për ata që duan të kuptojnë, ‘E premtja e zezë’ shërben për të treguar dallimet dhe krenarinë e tyre. Nëse nuk mundeni ta kuptoni, është problemi juaj. Një titull pa të keq, megjithatë kthehet në helm për të gjithë ata që janë të helmuar brenda vetes’’, shkruan kryeredaktori i ‘’Corriere dello Sport’’ Ivan Zacaroni.

Gazeta e njohur e futbollit italian publikoi kopertinën me dy lojtarët Romelu Lukako të Interit dhe Kris Smolling të Romës duke u bashkëvendosur titullin ‘’E premtja e zezë’’. Kjo nuk u prit mirë nga tifozët dhe ndjekësit në rrjetet sociale të cilët nuk nxituan ta quanin menjëherë si ‘’titull racist dhe dashakeqës’’.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"