I akorduan penallti kundër, ankohet Murinjo: Mjafton një thua, gisht apo hundë që të jepet 11-metërsh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2021 | 16:46

I akorduan penallti kundër, ankohet Murinjo: Mjafton një thua, gisht apo hundë që të jepet 11-metërsh

Zhoze Murinjo ankohet për penalltinë e fituar nga Mançester Siti në humbjen e Totenhemit të tij, duke e quajtur faullin e Hojbjergut ndaj Gyndoanit një rast tipik të futbollit modern.

murinjo

“Ishte një tjetër nga këto penalltitë moderne, më pëlqen t’i quaj kështu. Ishte një penallti që, edhe pse mund të prekësh me thua në zonë, jepet penallti. Sigurisht varet nga skuadra që ke përballë. Mjafton një prekje me thua dhe jepet 11-metërsh. Shkohet në VAR, por VAR-i nuk mund të mohojë se ka kontakt. Ndonjëherë është një gisht, ndonjëherë një thua, ndonjëherë një hundë.

Këto unë i quaj penallti moderne”, tha trajneri portugez, i cili pranon se skuadra e tij ishte e lodhur pas 120 minutave në kupë kundër Evertonit të mërkurën: “Luante një skuadër e freskët kundër një skuadre shumë të lodhur, e cila e nisi shumë mirë ndeshjen, duke e kontrolluar totalisht atë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"