Hyshmeri nuk e tradhton Elbasanin, vendos të qëndrojë në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2018 | 22:21

Hyshmeri nuk e tradhton Elbasanin, vendos të qëndrojë në shtëpi

Elbasani duket sikur është bërë “top” pas afrimeve në muajin janar dhe mbetet për t’u parë sesi lojtarët e afruar do të jenë në gjendje ta ndihmojnë skuadrën për të realizuar objektivat.

elbasani-470x353

Gjithsesi, meritë për sezonin e deritanishëm e kanë lojtarët aktualë, të cilët i kanë mundësuar klubit vendin e parë.

Elbasani ka fatin që të ketë lojtarë “luksi” për këtë kategori, siç është rasti i Renato Hyshmerit, i cili bën diferencën në fushë. Ishfutbollisti i Tiranës dhe Partizanit preferoi të kontribuojë për ekipin e qytetit të tij, edhe pse në kategori inferiore.

hyshmeri

Në një prononcim për “Panorama Sport”, Renato Hyshmeri shprehet:

“Si në merkaton e verës, por edhe tani në dimër, kam pasur oferta nga ekipe të tjera për të luajtur me ta. Por, unë zgjedhjen time e bëra që në fillim të sezonit dhe dëshiroja që këtë vit të kontribuoja për ekipin e qytetit tim, edhe pse militon në Kategorinë e Dytë.”

“Nuk jam bërë pishman për këtë zgjedhje dhe jam i bindur se do të vazhdojmë edhe këtë fazë të dytë me rrugën e fitoreve. Kemi merituar vendin e parë dhe do bëjmë të pamundurën që, deri në fund, të mos e lëshojmë këtë pozicion në tabelën e klasifikimit”, përfundoi prononcimin Hyshmeri.

Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"