Hyshmeri dhe Abner presin federimin, Elbasanit i ikën një brazilian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2019 | 16:30

Hyshmeri dhe Abner presin federimin, Elbasanit i ikën një brazilian

Elbasani shpresonte ta niste të paktën me një pikë kampionatin, por përballë Apolonisë doli pa gjë, edhe pse luante në fushën e vet. Verdheblutë vinin në këtë përballje me një ekip thuajse të ndryshuar tërësisht dhe për më tepër të rinuar, ndaj duket se kjo humbje do të kalojë shumë shpejt.

Elbasani

Për më tepër, trajnerit Lleshanaku i munguan në këtë sfidë dy lojtarë që konsiderohen pjesë e formacionit, Renato Hyshmeri dhe braziliani Abner Leao.

Shkaku i mungesës së tyre ka të bëjë me çështjen e procedurave të dokumentacionit për të bërë federimin. Megjithatë, gazeta mëson se për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë me Laçin të dy do të jenë në dispozicion të trajnerit Lleshanaku, duke qenë një “armë” më shumë edhe për ndeshjen e radhës në kampionat. TË

FEDERUARIT – Sa u përket federimeve, duhet thënë se Elbasani nuk e ka plotësuar ende të gjithë listën, pasi janë federuar vetëm 22 lojtarë, duke lënë vende bosh për ndonjë afrim tjetër të mundshëm.

Për futbollistët brazilianë mësohet ndërkohë se vetëm dy prej tyre do të qëndrojnë në Elbasan, Abner Leao, për të cilin pritet dokumentacioni dhe Luis Ribeiro që ka firmosur, por nuk u preferua në ndeshjen ndaj Apolonisë. Braziliani tjetër që u stërvit gjatë kësaj periudhe te verdheblutë, Mateus Rosa, nuk do të qëndrojë në Elbasan.

Vladimir Mema – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"