Hysaj titullar, por Sarri habit: Nuk është e thënë që kualifikohemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2023 | 12:14

Hysaj titullar, por Sarri habit: Nuk është e thënë që kualifikohemi

Liga e Konferencës do të njohë mbrëmjen e sotme tetë të kualifikuarat e fazës “play off”, të cilat do t’i bashkohen 8 skuadrave që kanë dalë të parat në fazën e grupeve.

cmnm,c

Një prej atyre që kërkon kualifikimin është edhe Lacio i Elseid Hysajt, i cili pritet që të jetë sërish titullar për italianët në stadiumin “Olimpiko”. Mbrojtësi i djathtë shkodran po kalon një moment fantastik forme dhe për Sarrin është i pazëvendësueshëm, ndonëse trajneri i të kaltërve habit me deklaratën e tij përpara Kluzhit, edhe pse e nis sot me avantazhin 1-0 të ndeshjes së parë.

“Dëgjoj shumë optimizëm rreth nesh, madje që tani na kanë shpallur fitues të Ligës së Konferencës, ndonëse unë nuk e mendoj kështu. Duke parë momentin dhe lojën që po zhvillojmë së fundmi, unë kam frikë edhe mbi kualifikimin ndaj Kluzhit, jo më të na taksojnë trofeun e këtij kompeticioni. Për momentin nuk jemi në gjendje që të fitojmë të qetë, qoftë edhe një ndeshje dhe diçka e tillë më mërzit. E them këtë, sepse nuk jam një njeri sipërfaqësor, por realist dhe në qarkullim shoh skuadra si Uest Hemi apo edhe Vijarreali, që kanë më shumë cilësi dhe më shumë eksperiencë sesa ne në Europë. Për të fituar nevojitet tjetër dhe unë shpresoj që skuadra ta kuptojë mesazhin tim”, u shpreh ai.

JDF

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"