Hysaj titullar në Austri, Kumbulla sfidon Betisin. Mësoni sfidat e mbrëmjes së sotme në Ligën e Europës
Pas përfundimit të dy mbrëmjeve të Ligës së Kampionëve, ku nga kuqezinjtë ishte i angazhuar Kristjan Asllani dhe Armando Broja, ditën e sotme është radha e Ligës së Europës, ku në fushë do të zbresin edhe tri ekipe që kanë në përbërje lojtarë shqiptarë.
Elseid Hysaj shihet si titullar nga tekniku Mauricio Sarri, në transfertën që Lacio do të luajë përballë austriakëve të Sturm Grazit. Mbrojtësi luajti 27 minuta në kampionat në fitoren me Specian, ku arriti të japë edhe një asist, ndërsa sot me shumë mundësi do ta nisë nga minuta e parë.
Ndërkohë, një tjetër lojtar është Marash Kumbulla, i cili sapo është kthyer nga dëmtimi dhe akoma nuk është aktivizuar. Nuk dihet nëse Murinjo do t’i besojë mbrojtësit nga minuta e parë në përballjen Roma-Betis, që do të zhvillohet në “Olimpiko”.
Ndërsa një kavajas që luan në Ligën e Europës është edhe Regi Lushkja. Mesfushori që është pjesë e Sherif Tiraspolit, do të përballet me spanjollët e Real Sociedadit, një ndeshje tepër e vështirë. Pritet që Lushkja ta nisë nga stoli këtë takim.
SFIDAT:
18:45 Crvena Zvezda – Ferenshvarosh
18:45 HJK – Ludogorets
18:45 Malmo – Union Berlin
18:45 Monako – Trabzonspor
18:45 Omonia – Mançester Junajtid
18:45 Sherif Tiraspol – Real Sociedad
18:45 Sturm Grac – Lacio
18:45 Zyrih – PSV
21:00 Arsenal – Bodo/Glimt
21:00 Roma – Real Betis
21:00 Braga – Rojal Union
21:00 Fenerbahçe – AEK Larnaca
21:00 Midtjyland – Fejnord
21:00 Fraiburg – Nantes
21:00 Olimpiakos – Karabag
21:00 Ren – Dinamo Kiev
PANORAMASPORT.AL
