Hysaj tërboi De Biazin duke bërë tifo kundër Juves, “profeti” Lila parashikoi rezultatin e saktë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2017 | 10:23

Hysaj tërboi De Biazin duke bërë tifo kundër Juves, “profeti” Lila parashikoi rezultatin e saktë

Finalen e djeshme e kanë përjetuar me emocione të forta edhe futbollistët e Kombëtares shqiptare që e kanë parë së bashku me stafin.

Pa dyshim nuk kanë munguar edhe batutat, britmat e gëzimit, por edhe ngacmimet e shumta deri në bezdi mes “rivalëve”. “Panorama Sport” zbulon se Xhani de Biazi ka qenë një tifoz i thekur i Juventusit dhe gjatë gjithë kohës ka pasur ngacmime nga Hysaj, por edhe nga disa të tjerë.

Kombetarja

GOLI I JUVENTUSIT

Një pjesë e mirë e futbollistëve të përfaqësueses kanë bërë tifo për Realin dje, ndërkohë që shumica kanë qenë me Juventusin, kryesisht ata që luanin në Itali, me përjashtim të Hysajt.

Pas golit të parë të Realit, Hysaj, Mavraj, Basha, Lila, Roshi dhe Cikalleshi kanë festuar duke duartrokitur.

Ndërkaq, De Biazi një tifoz bardhezi (i fshehur) ka heshtur. Por deri te kryevepra e Manxukiçit ama, sepse në atë moment ka shpërthyer me një britmë të jashtëzakonshme duke shtangur fillimisht lojtarët dhe më pas duke i bërë të qeshin disi.hysaj

Në pjesën e dytë muzika ndryshoi krejtësisht dhe Hysaj, si një “napolitan” i thekur dhe tifoz kundër Juves, e ka ngacmuar vazhdimisht trajnerin, ndërsa ky i fundit ia kthente me ndonjë batutë.

LILA PARASHIKUESI

Para se të fillonte ndeshja, ashtu siç bëjnë një pjesë e mirë e shqiptarëve në kësi rastesh, thuajse të gjithë pjesëtarët e stafit kuqezi dhe lojtarët kanë dhënë nga një parashikim. Parashikuesi i saktë i rezultatit do të fitonte një shumë prej 200 eurosh.Parashikimet Kombetarja

Në fund, i vetmi që ka parashikuar me rezultatin e saktë ka qenë Andi Lila. Po, pikërisht kavajasi kishte parashikuar që para ndeshjes se takimi do të përfundonte me rezultatin 4-1 në favor të Realit.

Ndërkaq, menjëherë pas ndeshjes, De Biazi i ka dërguar të gjithë nëpër dhoma duke u kujtuar se nesër i priste një ndeshje e rëndësishme.

Androkli Dralo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"