Hysaj te Bajerni? Napoli i ofron rinovimin: Ja paga që do marrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2016 | 20:17

Hysaj te Bajerni? Napoli i ofron rinovimin: Ja paga që do marrë

Napoli i ofron rinovimin e kontratës mbrojtësit të Kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysajt. Lajmi publikohet pak ditë pasi mediat gjermane shkruan se ndaj tij shfaqi interes Bajerni i Mynihut, me një ofertë të përafërt prej 18 milionë eurosh.

1860298-39203132-2560-1440

Trajneri Mauricio Sarri duket ka luajtur rolin kryesor që mbrojtësi që vijojë të qëndrojë të blutë. “Eurosport” shkruan se rinovimi i Hysajt pritet të ndodhë në ditët në vijim.

22-vjeçari zhvilloi një sezon të shkëlqyer te Napoli dhe shuma që ai pritet të përfitojë është 1.5 milionë euro.

Elseid Hysaj është lojtari më i kushtueshëm në radhët e Kombëtares shqiptare. Nga faqja e specializuar për vlerat e kartonëve të futbollistëve, “transfermarkt”, ai vlerësohet 9 milionë euro. Më herët, për largimin e tij Napoli ka kërkuar 20 milionë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"