Hysaj starton titullar, Sarri hedh “artilerinë” e rëndë në fushë. Ja si do rreshtohen Napoli dhe Juventusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 20:04

Hysaj starton titullar, Sarri hedh “artilerinë” e rëndë në fushë. Ja si do rreshtohen Napoli dhe Juventusi

Do të luhet duke filluar nga ora 20:45, sfida mes Napolit dhe Juventusit, e vlefshme për javën e 21-të të Serisë A.

Serie A - Juventus v Napoli

Napoli nuk ndodhet në momentin më të mirë të mundshëm, pasi Gatuzo nuk po e nxjerr dot skuadrën nga kriza, edhe pse në mesjavë kaloi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, duke mposhtur Lacion.

Ndërkohë Juventusi është në një superformë dhe kërkon që të shfrytëzoj barazimet e Interit dhe Lacios, për t’u shkëputur edhe më shumë në krye të tabelës.

Titullar do të nisë këtë sfidë, Hysaj që nuk do të ketë mision të lehtë këtë mbrëmje, pasi Sarri ka zgjedhur në hedhë në fushën e lojës treshen: Higuain-Dibala-Ronaldo.

Formacionet zyrtare:

NAPOLI (4-3-3): Meret; Hysaj, Manolas, Di Lorenzo, Mario Rui, Fabian, Deme, Zielinski, Kajehon, Milik, Insinje

JUVENTUS (4-3-3): Shezni, Kuadrado, De Ligt, Bonuçi, Aleks Sandro, Bentankur, Pjaniç, Matuidi,  Dibala, Higuain, Kristiano Ronaldo

FORMACIONET

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"