Hysaj përshëndet Panuçin para duelit me Balotelin: Shpresoj të jap gjithçka sot!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2017 | 20:38

Hysaj përshëndet Panuçin para duelit me Balotelin: Shpresoj të jap gjithçka sot!

Pak minuta para fillimit të takimit të Ligës së Kampioneve mes Napolit dhe Nicës, kanali italian “Premium Sport” ka bërë një lidhje direkte nga stadiumi ku i ka marrë një intervistë të shkurtër mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj.

hysaj

“Sipas meje është e rëndësishme të kalojmë këtë tur për grupin, për të bërë sa më mirë këtë fillim sezoni. Hyjmë në fushë të përqendruar duke menduar se rezultati është vetëm 0-0. Po punojmë prej tre vitesh për mentalitetin, e dimë që është një skuadër e fortë dhe duhet t’u frikësohemi, jo të jemi të qetë”, tha Hysaj para duelit me emra si Mario Baloteli e Uesli Shnajder.

premium panuci

Në studio ishte i pranishëm si opinionist edhe trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, të cilin Hysaj ka përfituar nga rasti që ta përshëndeste. “E përshëndet Kristianin, të cilin do ta rishoh shumë shpejt në Kombëtare dhe shpresoj të jap gjithçka sot për të bërë të mundur kalimin e turit”, tha Hysaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"