Hysaj: Nuk mund të fitojmë kur pësojmë këto gola palidhje, ja çfarë na tha Panuçi pas ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2018 | 23:47

Hysaj: Nuk mund të fitojmë kur pësojmë këto gola palidhje, ja çfarë na tha Panuçi pas ndeshjes

Mbrojtësi Elseid Hysaj, foli pas ndeshjes me Izraelin për Supersport ku deklaroi:

Me këtë humbje jeni jashtë pothuajse…

hysaj

Nuk është diçka e mirë, por duhet të marrim gjërat e mira nga kjo sfidë. Patëm shumë raste, por nuk ia dolëm të shënonim. Duhet të vendosemi më mirë, në rastin e golit të parë, që të mos pësojmë këto gola palidhje.

Çfarë ju tha trajneri në dhomat e zhveshjeve?

Trajneri na uroi se luajtëm shumë mirë, bëmë një punë të mirë në fushë, dhe kishte të drejtë kur tha se nuk mund të pësojmë këto gola. Nëse nuk shënojmë, nuk fitojmë dot.

Çfarë ka ndryshuar nga ajo fitore 0-3 me Izraelin?

Nuk besoj se ka ndryshuar shumë. Jemi po atë të vitit të kaluar. Patëm 5-6 për të shënuar, por siç e thashë, nëse nuk shënojmë, nuk fitojmë. Pastaj, edhe golat që morëm, duhej të evitoheshin. Kështu e ka futbolli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"