Hysaj në duart e Strakoshës, Lila humbet duelin me Kaçen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2018 | 10:02

Hysaj në duart e Strakoshës, Lila humbet duelin me Kaçen

Fundjavë e nxehtë për futbollistët shqiptarë në Europë, të cilët do të luajnë ndeshje vendimtare për fatet e sezonit të tyre. Dueli më i rëndësishëm dhe vendimtar është ai i Napolit të Hysajt kundër Lacios së Strakoshës. Në rrugëtimin për titullin kampion, skuadrës së Sarrit i del përballë Lacio.

strakosha hysaj

Hysaj ka qenë në dyshim për këtë ndeshje pasi nuk është stërvitur me ekipin, por ditën e djeshme ka dhënë sinjale pozitive.

Napoli-Lacio

Ndërkohë, Strakosha është titullar i padiskutueshëm në portën e bardhekaltërve. Këta të fundit do të kërkojnë ringritjen pas disfatës që pësuan me Xhenoan ditën e hënë.

Etrit_Berisha_and_Arlind_Ajeti_@_Plane_mar_2016

Një tjetër derbi shqiptar në Itali do të jetë ai mes Arlind Ajetit dhe portierit Etrit Berisha. Ky i fundit është 100% në formacionin e Atalantës, ndërsa për Ajetin duhet parë nëse Zenga do t’i besojë një vend titullari.

Lila-1

Pavarësisht ndeshjeve të mira që ka bërë, ai nuk ka luajtur në duelin e fundit ndaj Interit dhe me Atalantën është gjithashtu në dyshim. Ditën e sotme do të luajë Janina kundër Panathinaikosit, por këtu derbi nuk do të jetë në fushë. Andi Lila nuk është grumbulluar për shkak të dëmtimit, ndërsa Kaçe do të jetë titullar.

Kace

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"