Hysaj: Ndeshja ishte e bukur deri në një moment, pastaj ndikoi arbitri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2017 | 21:58

Hysaj: Ndeshja ishte e bukur deri në një moment, pastaj ndikoi arbitri

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, në një prononcim të dhënë pas ndeshjes Itali-Shqipëri për “Sky Sport”, tha se arbitri ndikoi disi në rezultatin e ndeshjes.

hysaj insinje1

“Krijuam 3 raste për gol, por ndaj ekipeve të mëdhenj nëse nuk shënon, atëherë ke probleme. Italia është një ekip i madh me shumë potencial. Ndeshja ishte e bukur deri në një moment, më pas na penalizoi disi edhe arbitri”, u shpreh Hysaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"