Hysaj: Na vunë poshtë në pjesën e dytë, ja si duhet të luajë Shqipëria në mbrojtje

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 10, 2018 | 23:19

Hysaj: Na vunë poshtë në pjesën e dytë, ja si duhet të luajë Shqipëria në mbrojtje

Kapiteni i Shqipërisë, në sfidën ndaj Skocisë, Elseid Hysaj, foli për mikrofonin e “RTSH”-së pas ndeshjes ku u shpreh se në pjesën e parë loja ishte e barabartë, ndërsa në të dytë skocezët i vunë poshtë.

bandicam 2018-09-10 23-13-04-244

Pse erdhëm për të barazuar në Skoci?

Kështu u bë loja. Ata janë një skuadër e fortë. Loja ishte e barabartë deri kur shënuan ata. Ndryshoj në pjesën e dytë për shkak të modulit. Po nuk shënove do të shënosh.

Mos ndoshta i respektuam më shumë se sa duhet?

Luajtëm mirë edhe ata. Ishte e vështirë të dilje nga zona. Ishte një luftë kush do fitonte topin e dytë. Luajtëm të barabartë. Në pjesën e dytë na vunë poshtë.

Shqipëria duhet të luajë me 4 apo me 5?

Me katër jemi mirë. Në qoftë se duhet të luajmë 3-5-2 duhet të provojmë.

Ndërkohë për “Supersport” mbrojtësi shkodran u shpreh:

Po vuani ndryshimet taktike gjatë lojës?

Skemat i bëri trajneri, sepse ne nuk kemi pasur kohë këto gjëra. Po luanim mirë, pastaj në pjesën e dytë, trajneri ndryshoi në 3-5-1-1.

Pse skuadra ndryshon ritmin, kur pësojmë gol?

Kishim mundësi edhe në pjesën e parë, por morëm një gol në një moment kur nuk duhej, dhe po provonim të sulmonim. Por, kështu e ka futbolli. Grup të barabartësh, por diferenca të mëdha sot… Ata janë fizikisht shumë të fortë, dhe luajtën me topa të gjatë. Edhe ne patëm rastet tona, por gabuam te golat, dhe në mbrojtje.






www.minuta90.com