“Hysaj lideri i Kombëtares”, Gega: Bëri një prej ndeshjeve më të mira, nuk mendoja se do të kishim aq shumë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2021 | 20:35

“Hysaj lideri i Kombëtares”, Gega: Bëri një prej ndeshjeve më të mira, nuk mendoja se do të kishim aq shumë…

Ish-trajneri i Partizanit dhe Kukësit në Kategorinë Superiore, Skënder Gega, tashmë në rolin e analistit, foli pas humbjes 0-2 të Shqipërisë ndaj Anglisë. I ftuar në studion e “Supersport”, Gega ndër të tjera u shpreh:

Gega

“Duhet të jemi me këmbë në tokë, në futboll fiton më i fortë. Kishim Anglinë përballë, por në fakt nuk mendoja se do të kishim aq shumë mungesë force, kjo më surprizoi. Për Elseid Hysajn ka qenë një prej ndeshjeve më të mira dhe uroj që të vazhdoj kështu se është peshë e madhe dhe lider.

Duhet të mbaj të njëjtën mënyrë loje. Berisha, Ismajli, Hysaj, Gjimshiti dhe Bare janë në rrugën e duhur. Një Angli është në rrugë dhe duhet të shohim para, duhet të jemi optimist. Duke korrigjuar gabimet mund të bëjmë më mirë akoma”, u shpreh ndër të tjera Skënder Gega.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"