Hysaj ka vendosur për të ardhmen, flet agjenti i tij: E ka informuar klubin e Napolit se …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2020 | 22:03

Hysaj ka vendosur për të ardhmen, flet agjenti i tij: E ka informuar klubin e Napolit se …

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj i ka bërë të ditur drejtuesve të skuadrës së tij se nuk do të rinovojë kontratën, por dëshiron të largohet drejt një klubi tjetër.

elseid-hysaj-napoli_tkrhlwt61lt41n5t4woclxo77

Ky lajm tepër i rëndësishëm për të ardhmen e mbrojtësit shqiptar u dha nga agjenti i tij Mario Giufredi. Ai shtoi se do të mundohen të gjejnë zgjidhjen më të mirë për klubin.

elseid hysaj

Hysaj ka një klauzole lirimi prej 50 milionë euro, por kontrata me klubin e Napolit skadon në vitin 2021, prandaj mbetet të shihet si do të zgjidhet midis palëve.

“E kemi njoftuar tashmë Napolin që nuk do të rinovojmë kontratën, duke qenë se dëshirojmë të largohemi nga ky klub. Presidentin e kemi vënë në dijeni rreth 20 ditë më parë, kështu që do të mundohemi të gjejmë zgjidhjen më të mirë për klubin,” pohoi Giufredi për “Radio Kiss Kiss”.

 

 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"