Hysaj i kënaqur me shortin: Ja si e mundim Skocinë dhe Izraelin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2018 | 14:31

Hysaj i kënaqur me shortin: Ja si e mundim Skocinë dhe Izraelin

Në një lidhje telefonike nga Napoli, drejpërdrejt në “Supersport” mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj ka komentuar shortin e Ligës së Kombeve.

hysaj

“Kombëtarja tani luan mirë me të gjitha skuadrat. Nuk është më ajo diferenca që luanim më mirë me skuadrat e forta dhe me keq me të dobëtat. Besoj se shorti na ka rënë shumë mirë. Do të jetë një mundësi më shumë për të shkuar në Europian. Thjesht duhet të vazhdojmë punën që kemi nisur. Skuadrat që do të kemi përballë janë shumë të mira, por besoj se kemi shanse mjaft të mëdha për të kaluar grupin.

Skocia luan futboll pak agresiv, por edhe ne nuk ngelemi mbrapa. Kemi luajtur me skuadra të forta siç ishte ajo me Turqinë dhe e kemi treguar që mund të luajmë mirë futboll. Besoj se do kemi kohë të përgatitemi që të jemi gati edhe për ndeshjen me Skocinë.

Besoj se dhe me Izraelin do të jetë bukur, sepse ndeshjet janë ndeshje futbolli dhe nuk janë luftë. Do të jetë shumë më bukur që stadiumi të jetë plot dhe të kemi tifozat që kemi pasur gjithmonë. Ata që na mbështesin. Besoj se do të jenë ndeshje shumë të bukura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"