Hysaj garanton qëndrimin në Itali, Ançeloti e gradon kapiten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2018 | 11:53

Hysaj garanton qëndrimin në Itali, Ançeloti e gradon kapiten

Nga zërat e merkatos te shiriti i kapitenit. Elseid Hysaj, në fillim të kësaj merkatoje transferimesh, lidhej ngushtë me trajnerin Sarri dhe transferimi i tij në Londër, e afronte edhe shqiptarin me një udhëtim drejt “Bluve të Londrës”. Mirëpo, duket se ka ndryshuar e gjithë situata. Në miqësoren e parë të këtij sezoni, shqiptari jo vetëm që ka startuar titullar nën urdhrat e Ançelotit, por edhe ka mbajtur shiritin.

hysaj (1)

POKER

Skuadra e Napolit ka nisur fazën përgatitore. Nën drejtimin e trajnerit të ri, Karlo Ançeloti, nënkampionët e Italisë kanë nisur punën për të ngushtuar diferencat me bardhezinjtë, të cilët tashmë kanë bërë një goditje të jashtëzakonshme, duke afruar Kristiano Ronaldon.

aNCELOTI

Trajneri Ançeloti ka debutuar me napolitanët, duke mposhtur 4-0 skuadrën e Gozanos. Ruiz, Grasi, Verdi nga pika e bardhë dhe Ounas kanë plotësuar “pokerin” për debutimin e Ançelotit.

GRADIMI

Elseid Hysaj ka qenë një nga titullarët në këtë takim. Edhe me Ançelotin, shqiptari përllogaritet si i pazëvendësueshëm deri më tani te napolitanët. Në startin e pjesës së dytë, pasi trajneri kishte bërë shumë zëvendësime, shqiptari ka zbritur në fushë me fashën e shiritit të kapitenit në krah.

hYSAJ

Gjest vlerësimi nga trajneri Ançeloti për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, i cili edhe një herë konfirmon peshën e tij në skuadrën napolitane. Në momentin që trajneri Sarri u zyrtarizua në Londër si trajner i Çelsit, mediat zbardhën edhe një pakt mes klubeve që ish-trajneri i napolitanëve, nuk do t’i “bastisë” italianët. Në sezonin e fundit, Hysaj ka luajtur 35 ndeshje si titullar me skuadrën nënkampione në Serinë A, dy në Kupën e Italisë, tetë në Ligën e Kampioneve dhe dy në Europa Ligë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"