Hysaj flet si kapiten: U ndëshkuam nga gabimet tona, por do rikthehemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2017 | 21:01

Hysaj flet si kapiten: U ndëshkuam nga gabimet tona, por do rikthehemi

Elseid Hysaj thotë se humbja me Bosnjën erdhi si pasojë e gabimeve të evtë skuadrës, megjithatë mbrojtësi ka besim se Kombëtarja i ka të gjitha mundësitë për t’iu rikthyer rezultateve pozitive.

23-vjeçari, i cili sot mbajti shiritin e kapitenit në ndeshjen e tij të 30-të si kuqezi, foli për “SuperSport” pas disfatës 2-1 në “Elbasan Arena”.

hysaj

Deklaratat e Hysajt:

“Mendoj se sot u penalizuam nga gabimet tona. Me atë çka treguam në pjesën e dytë them se e meritonim, por besoj se do të përmirësohemi dhe do të rikthehemi. Lojtarërt do të rikthehen nëpër klube dhe do të marrin më shumë eksperiencë që do t’i shërbejnë edhe Kombëtares”.

Dëmtimi

“Kam pak dhimbje, por nesër kur të kthehemi te Napoli do të mësoj më shumë për dëmtimin. Shpresoj që të mos kem gjë dhe të jem i gatshëm për ndeshjen me Juventusin në fundjavë”.

Përballja me Higuainin

“Ne futbollistët jemi përherë miq me njëri-tjetrin, kurse tifozët e dinë vetë si do ta presin Higuainin”.

Darka pas Italisë

“Çunat janë fantastikë, kaluam një darkë shumë të mirë. Bën mirë nganjëherë të dalësh me shokët e skuadrës. Të gjithë e kuptuan që duhet të japin më të mirën për skuadrën”.

Shiriti i kapitenit

“Shiriti i kapitenit është kënaqësi dhe përgjegjësi. Çdo futbollist ka objektiva, shiriti ishte objektivi im dhe shpresoj ta fitoj dalëngadalë me punë dhe paraqitje të mira”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"