Hysaj e nis nga minuta e parë, Ançeloti u mbyll gojën kritikëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 20:21

Hysaj e nis nga minuta e parë, Ançeloti u mbyll gojën kritikëve

Kritikët tashmë mund të mbyllin gojën. Hysaj vazhdon të jetë një lojtar tepër i rëndësishëm te skuadra e Napolit. Ekipi i drejtuar nga Karlo Ançeloti do të luajë sot ndeshjen e nëntë në kampionat ku përballë do të ketë skuadrën e Udiniezes. Nga minuta e parë këtë sfidë do ta fillojë edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Hysaj555

Shkodrani ashtu si edhe në ndeshjen e kaluar të Napolit nuk do të luajë në pozicionin që gjithmonë jemi mësuar ta shohim atë të mbrojtësit të krahut të djathtë, por do të luajë në krahun e majtë. Performancat e Malkuit duket se e zbehën lojën e Hysajt dhe kritikët filluan që të thonin se Hysaj nuk do të jetë më në formacion, por Ançeloti u provon të kundërtën sot.

bandicam 2018-10-20 20-22-12-718

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"