“Hysaj dëshiron të largohet në janar”, flet agjenti i lojtarit: Prioritet i tij është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 15:51

“Hysaj dëshiron të largohet në janar”, flet agjenti i lojtarit: Prioritet i tij është…

Elseid Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, dëshiron që të ndryshojë skuadër në janar. Mbrojtësi i djathtë i Napolit, në verë ishte në negociata me disa klube, por që nuk u konkluduan dhe tashmë shpreson se merkatoja e janarit do të sjellë një ndryshim për të.

Hysaj

Mario Xhufredi, agjenti i tij shprehet për “Radio Punto Nuovo”, se: “Hysaj qëndroi fatkeqësisht, pasi nuk arritëm të mbyllnim disa tratativa. Por, nuk është edhe kaq keq, pasi një trajner i madh si Ançeloti e ka në konsideratë. Roma është një opsion i mirëpritur nga lojtari, madje prioritet.

Ndërkaq ai shton: “Pas një viti i skadon kontrata. Napolit mund t’i ikë me parametra zero, por do ishte mëkat, pasi kemi marrëdhënie të mira. Ne nuk do të rinovojmë dhe do të ulemi të flasim me klubin për të gjetur një zgjidhje”.

Tashmë pritet merkatoja e dimrit, për të parë se cila do të jetë e ardhmja e lojtarit shqiptar, që dje pësoi një dëmtim horror.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"