Hyrje-daljet te Milani, kuqezinjtë gati për skarcime në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 15:51

Hyrje-daljet te Milani, kuqezinjtë gati për skarcime në janar

Nuk do të jetë vetëm Zlatan Ibrahmoviç përforcimi i Milanit në merkaton e janarit. Drejtorët Boban e Maldini do të shqyrtojnë lëvizje si në hyrje ashtu në dalje për organikën. I pari në listë është Fabio Borini. Që me largimin e Xhampaolos, sulmuesi nuk është marrë aspak në konsideratë nga Stefano Pioli dhe më shumë mundësi do të largohet. 

MILAN

Prej disa ditësh në drejtim të tij ka ardhur në rritje interesi i Kristal Palasit, me anglezët që thuhet se po studiojnë një ofertë për 28-vjeçarin dhe kuqezinjtë. Me valixhet gati duket të jetë edhe Davide Kalabria. Për mbrojtësin e djathtë ka kërkuar informacione Sevija që në rast se ofron mbi 15 milionë euro mund të arrijnë akordin.

Me largimin e mundshëm të Kalabrias, kuqezinjtë janë të detyruar të kridhen në merkato për të gjetur një alternativë të vlefshme të titullarit Andre Konti. Sytë e drejtuesve të “Djallit” janë orientuar nga Xhenoa, ku Paolo Gilione ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve me paraqitjet e tij sezonale.

Pa gjetur ende rrugën e golit, Gilione ka grumbulluar 13 prezenca në Serinë A me Xhenoan, por që i kanë mjaftuar për të rënë në sy, aq më tepër që ka qenë gjithmonë pjesë e kombëtareve italiane të moshave. Milani thuhet se do të tentojë afrimin në huazim të mbrojtësit, teksa në Xhenoa mund të përfundojë me të njëjtën formulë Kristof Pionteku. Shkëmbimi është endë në faza fillestare, por mundësitë e realizimit të tij janë të larta.

bORINI DHE KALABRIA

Largim i sigurt edhe për Rikardo Rodrigezin. Menaxheri i zviceranit pret vetëm janarin për të formalizuar ofertën e Shalkes për të asistuarin e tij, rikthimi i të cilit në Gjermani mund të mbyllet për 15 milionë euro. Largimet do të kompensohen e jo vetëm në rang numerik.

Milani do të synojë afrimet e Çelik të Lilës (18 mln €) dhe Merih Demiralit. Për të dy turqit do të tentohet huazim me detyrim blerjeje. Edhe Levin Kursaua ndiqet me vëmendje nga Boban e Maldini. Francezit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe kuqezinjtë duan të sigurojnë një parakontratë që në janar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"