Hyrje-dalje te Turbina, një brazilian zbarkon në Cërrik
Hyrje-dalje te Turbina. Ersi Balliu është larguar nga cërrikasit, ndërsa dje ka ardhur një brazilian. Qendërmbrojtësi Zhoao Donati është vënë nën urdhrat e Alfred Allamanit.
Duke qenë se koha nuk premton dhe merkatoja mbyllet pikërisht ditën e sotme, ka gjasë që të firmosë dhe federohet.
Drejtuesit po hasin vështirësi për një “pykë”, e megjithatë do të bëjnë çmos që ta gjejnë brenda afatit të transferimeve.
Po negociohet me një futbollist të mirë, por emri i tij nuk bëhet i ditur për momentin.
Ardhja e tij do ta kompletojë Turbinën, pasi repartet e tjera mund të quhen të blinduara.
Për sa u përket përgatitjeve, ekipi ka marrë të gjithë ngarkesën e duhur dhe është thuajse gati për startin e kampionatit të ri.
MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"