Hyrje-dalje te klubi i Kategorisë së Dytë, trajneri ka vetëm një “merak”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2023 | 23:13

Hyrje-dalje te klubi i Kategorisë së Dytë, trajneri ka vetëm një “merak”

Butrinti e kthen vështrimin te të rinjtë. Pas largimit të Fabio Dhramit, Skerdi Matushit, Ervin Brahimit dhe Rei Çipës, në klub kanë ndryshuar strategji. Sidoqoftë as afrimet nuk kanë munguar, ndërsa pjesë e organikës janë bërë lojtarë si Silva, Konomi e Kajo.

Butrinti

Për “Panorama Sport” trajneri Odisea Çipa bën skanerin e ekipit që stërvit dhe flet për merkaton. “Hasëm vështirësi në start, e megjithatë rrugës morëm formë si ekip. Na pret një garë e ashpër në vazhdim, ndaj dhe afrimet janë të domosdoshme.

Në ekip ka disa futbollistë, të cilët janë në provë dhe në ditët që vijnë do të vendosim kush vlen e kush jo. Ka vetëm një merak për pjesën e dytë të kampionatit. Presim drejtësi nga gjyqtarët, sepse ata kanë ndikuar jo pak në rezultatet e ndeshjeve”, tha tekniku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"