Hyrja falas në Lushnjë, Kukësi me tri mungesa. Ja si pritet ekipi i Duros

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2019 | 11:39

Hyrja falas në Lushnjë, Kukësi me tri mungesa. Ja si pritet ekipi i Duros

Trajneri Shpëtim Duro ka shpallur dhe listën e lojtarëve që janë grumbulluar në kuadër të ndeshjes kundër Flamurtarit, e cila do të luhet sot në orën 14:00, në stadiumin “Roza Haxhiu” në Lushnjë.

kukesi

Vasil Shkurtaj, Vesel Limaj dhe Erhun Obanor nuk do të jenë të gatshëm për sot, dy të parët për shkak dëmtimi dhe nigeriani prej kartonëve. Skuadra është grumbulluar dje në qytetin e Durrësit, ndërsa seancën e fundit stërvitore e zhvilluan në orën 10:00, në kompleksin “Football Republic”.

Duro u dha këshillat e fundit lojtarëve, por formacionin e mbajti të fshehtë. Gjithsesi, pritet që portën ta mbrojë Dashamir Xhika, i cili zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë ndaj Partizanit. Me mungesën e Obanor, mbrojtja do të përbëhet nga Maliqi në të djathtë, Teqja e Lulaj në qendër dhe Kitanovski në të majtë. Mesfusha do të rreshtohet me Rrocën, Musollin dhe Kamaran, ndërsa sulmi me Abazajn në të djathtë, Ethemin në qendër dhe Gavazajn majtas. Ndërkohë, klubi ka vendosur që sot në Lushnjë hyrja për tifozët të jetë e lirë.

Në portë: Xhika; Në mbrojtje: Maliqi, Teqja, Lulaj, Kitanovski; Në mesfushë: Rroca, Kamara; Musolli, ; Në sulm: Abazaj, Ethemi, Gavazaj; Skema: 4-3-3 Trajner: Shpëtim Duro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"