Hyrja e lirë në stadium, Vllaznia u kthen tifozëve lekët e biletave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2016 | 20:16

Hyrja e lirë në stadium, Vllaznia u kthen tifozëve lekët e biletave

Vllaznia do të kompensojë të gjithë ata tifozë që blenë bileta për ndeshjen e sotme ndaj Laçit. Vetëm pak orë para takimit që u luajt në orën 14:00, klubi shkodran vendosi të hapte dyert e kompleksit sportiv “Reshit Rusi”.

reshit-rusi-2-700x325

Pas ndeshjes së humbur 2-0, kuqeblutë njoftuan në “Facebook” se të gjithë tifozët që kanë paguar për bileta mund të paraqiten në sportelin pranë stadiumit për të marrë paratë mbrapsht.

Vllaznia postimi

“KF Vllaznia njofton të gjithë ata sportdashës të cilët dy ditët e fundit kanë blerë bileta për ndeshjen Vllaznia-Laçi, të paraqiten që nga dita e nesërme në sportelin pranë stadiumit me biletën e plotë, për të bërë konvertimin e saj me vlerën financiare të biletës. Klubi vendosi ditën e sotme që ta bënte hyrjen e lirë për tifozët dhe për këtë arsye, ata që i kanë blerë më parë biletat, mund t’i kthejnë ato”, thuhet në komunikatën e Vllaznisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"