Hynë në fushë gjatë finales së Botërorit, ja dënimi që pritet tu japë Kremlini 4 “të paftuarve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2018 | 20:40

Hynë në fushë gjatë finales së Botërorit, ja dënimi që pritet tu japë Kremlini 4 “të paftuarve”

Ndeshja finale e Botërorit u ndërpre për disa sekonda pas futjes në fushë të disa “të paftuarve”. Bëhet fjalë për 4 persona të cilët ishin pjesë e grupi “Pussy Riot”, i cili është shprehur me krtika për vendime të ndryshme të presidentit Vladimir Putin.

398276_TS_16-07-18_4723195160_-800x450

Emrat e personave që mësynë fushën nuk janë bërë ende të ditur por dihet që ata akuzohen për “shkelje të rregullave të sjelljes publike gjatë manifestimeve sportive” si dhe “Përdorim iliegal të uniformave të policisë”. Në një njoftim të policisë u bë me dije se këta persona u shtirën si policë për të gënjyer forcat e policisë dhe më pas hynë në fushë. Ndërkohë duke u bazuar te ligjet ruse, këta persona rrezikojnë deri në 15 ditë burg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"