Hyka: Nuk luajtëm dobët, ishte thjesht një ndeshje e pafat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2017 | 21:24

Hyka: Nuk luajtëm dobët, ishte thjesht një ndeshje e pafat

Jahmir Hyka mendon se Shqipëria ka bërë një ndeshje të mirë edhe pse si zakonisht vazhdon të gjuajë shumë pak drejt kuadratit dhe ka vështirësi në gjetjen e golit. Për “SuperSport” ai deklaroi se nuk e cilësonte paraqitjen e sotme si të dobët.

hyka

“Besoj se edhe pjesa e parë nuk ishte aq e dobët sa u duk. Ndoshta golat e bëjnë të duket e dobët. Luajtëm mirë edhe pjesën e parë, krijuam raste, ishin gabime të vogla që na ndëshkuan. Në pjesën e dytë treguam karakter, krijuam raste dhe më në fund shënuam. Mund edhe ta barazonim ndeshjen, ishte një ndeshje pozitive por e pafat.

Nuk m’u duk një ndeshje nën nivelin mesatar, duke pasur parasysh që kishim para Bosnjën. Mbase në pjesën e parë nuk gjuajtëm shumë në portë, por krijuam lojë. Në pjesën e dytë krijuam edhe raste, ndaj erdhi goli. Me pak kujdes besoj se edhe mund t’i evitonim golat”, deklaroi Hyka që dha asistin e golit të vetëm kuqezi në këtë duel.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"