Hyka: Nuk bëmë ndeshjen perfekte, por duhen pikët. Vetëm para ndeshjes mora vesh që isha kapiten

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 7, 2018 | 23:45

Hyka: Nuk bëmë ndeshjen perfekte, por duhen pikët. Vetëm para ndeshjes mora vesh që isha kapiten

Kapiteni i skuadrës Kombëtare mbrëmjen e sotme, në fitoren ndaj Izraelit, Jahmir Hyka, në intervistën pas ndeshjes për Supersport deklaroi:

bandicam 2018-09-07 23-40-48-110

Çfarë ndjesie ishte të mbanit shiritin?

Nuk e dija që do isha kapiten sot, e mora vesh vetëm para ndeshjes. Është një krenari, për mua kjo nuk do të thotë asgjë. Kishte rëndësi fitorja e ekipit Kombëtar.

Pse keni ngurrim në lojën 1v1 në krah?

Është e vërtetë, në fillim nuk e provova shumë, doja të futesha në lojë sa më mirë. Doja të fitoja pak vetëbesim. Nuk ishte një ndeshje perfekte, as nga unë as nga e gjithë skuadra, por rëndësi kanë pikët.

Sa do e ndihmojnë ekipin për vazhdimësi kjo fitore?

Pas miqësoreve që nuk kishim rezultate shumë të mira, e dinim që na duhej fitorja sot. Ishte një ndeshje e hapur, dhe në një farë mënyre ia arritëm që të bënim një kthim të këtyre rezultateve.

Humbët një rast për gol, Hysaj gjithashtu. E dini që golavarazhi vendos në një grup me 3 skuadra?

E dinim shumë mirë. Edhe unë edhe Hysaj, e dinim që duhej të shënonim edhe golin e dytë. Këto 3 pikë ishin të rëndësishme për të parë përpara.






www.minuta90.com