Humoristi shkodran thumbon bashkinë: Ekipet e tjera marrin malazezë më të mirë se Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2017 | 21:32

Humoristi shkodran thumbon bashkinë: Ekipet e tjera marrin malazezë më të mirë se Vllaznia

Besnik Çinari, humoristi i mirënjohur shkodran, duke dashur të bëjë krahasimin mes artit dhe financave nga bashkia për klubin e futbollit, ka thumbuar për investimin në këtë sport, që realisht nuk ka dhënë asnjë fryt. Por, këtë herë aktori Çinari “thumboi” Bashkinë Shkodër, duke përdorur në një mënyrë edhe menaxhimin e dobët që po i bën klubit Vllaznia.

Keshilli bashkiak Shkoder

“Është turp që 500 mijë lekë (të vjetër), që mediat lokale paguajnë për regjistrimin e komedisë, t’i shkojnë Bashkisë Shkodër. Këto lekë duhej t’u shkonin aktorëve të komedisë, edhe pse janë shumë pak në fakt. E nga ana tjetër, paguajnë një lojtar të huaj të ekipit të Vllaznisë, aq sa paguhen aktorët e teatrit ‘Migjeni’. Nuk ishte parë ndonjëherë që ekipet e jugut të blinin lojtarë më të mirë malazezë se Vllaznia”, theksoi Çinari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"