Humor te Tërbuni, largohet Memelli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2015 | 14:00

Humor te Tërbuni, largohet Memelli

MemelliHumor te Tërbuni. Dy ditë më parë u lajmërua goditja më e madhe e skuadrës pukjane në këtë merkato janari, duke afruar në skuadër sulmuesin Migen Memelli. Një lajm të tillë e konfirmoi edhe administratori i klubit, Grand Frroku, në një kohë që të mërkurën, futbollisti zhvilloi stërvitjen me skuadrën duke u prezantuar si afrim i radhës. Por, situata ka marrë një kthesë krejtësisht ndryshe ditën e djeshme. Lojtari ka vendosur të mos qëndrojë te Tërbuni dhe është larguar. “Nuk kam firmosur me këtë ekip. Për arsye personale nuk mund të qëndroja larg familjes. Në këtë mënyrë nuk do të jem pjesë e skuadrës pukjane”, u ka thënë Memelli drejtuesve të Tërbunit. Është precedenti i tretë që ndodh me pukjan- ët gjatë kësaj merkato. Edhe më parë u lajmërua afrimi i portierit Ibrahim Bejte dhe sulmuesi Bekim Erkoçeviç. Por, ata u larguan pas disa ditësh duke firmosur në Lezhë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"