“Humor shkodran”, në qendër të qytetit lajmërohet “vdekja” e Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2018 | 19:02

“Humor shkodran”, në qendër të qytetit lajmërohet “vdekja” e Vllaznisë

Rënia e Vllaznisë në Kataegorinë e Parë, tronditi të gjithë sportdashësit shkodranë dhe opinionin sportiv. Në Shkodër mbizotëron trishtimi dhe dita e sotme është shpallur “ditë zie”.

njoftimi

Nuk kanë munguar as ironitë nga tifozët shkodran, të cilët në një vend në qendër të qytetit ku vendosen lajmërimet e hidhërimeve, kanë ngjitur një njoftim “therës” ku lajmërohej vdekja e klubit shkodran.

“Me hidhërim jo të madh njoftojmë se vdiq KF Vllaznia, vjeç 99. Njoftojmë vizita ditën e diele datë 27.05.2018 (me shpërblime). Me respekt nga Presidenca, Bordi drejtues dhe futbollistët”, shkruhej në lajmërimin e vdekjes.

Një gjetje sa e veçantë aq edhe  hidhëruese. Ndryshe nga vdekjet e tjera njerëzore, te Vllaznia ka shpresë ringjalljeje pas vdekjes. Ky zhgënjim duhet të shërbejë si mësim të drejtuesit shkodranë.

vllaznia-njoftim-768x1024

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"