Humor edhe me penalltinë e humbur, pikantet nga Vllaznia-Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2017 | 19:25

Humor edhe me penalltinë e humbur, pikantet nga Vllaznia-Teuta

– Si zakonisht, tifozëria shkodrane e ka lënë për në momentet e fundit hyrjen për në stadium. Kjo ka bërë që në gjithë dyert hyrëse të kishte radhë të gjata me tifozë, një pjesë e të cilëve janë futur në stadium pak minuta pasi kishte nisur takimi.

– Ulja e çmimit të biletave ka pasur ndikim pozitiv edhe në duelin me Teutën. Në këtë ndeshje ka qenë një numër më i madh sportdashësish nga përballja e fundit me Laçin. Numri i tyre i ka kaluar 1700 veta.

vllaznia-teuta1-470x243

– Në hyrjen e stadiumit kishte forca të shumta policie. Me sa duket, ishte kërkesa e drejtuesve të FSHF-së, për të qenë në mbrojtje të gjyqtarëve të takimit.

– Drejtuesit e klubit Vllaznia kanë kërkuar të shikojnë regjistrimet filmike, pasi janë totalisht të bindur se nuk ka pasur prekje të topit me dorë nga Hajdari në rastin e golit të shënuar.

– Kuqeblutë morën penalltinë e dytë në dy takimet e fundit. Pavarësisht se është sërish Bakaj që ekzekuton po në të njëjtin krah si në takimin me Laçin, këtë herë sfera nuk i është bindur, por është përplasur në shtyllën pingule.

Bakaj humb penallti

– Megjithë mërzinë për golin e humbur, nuk ka munguar humori i tifozërisë shkodrane. “Nuk jemi mësuar me dy penallti radhazi”, kanë thënë ata.

– Gjatë largimit të një topi, portieri Selimaj godet trajnerin mik Gugash Magani.

– Pas minutës së 70-të tifozëria u shfaq e pakënaqur me ekipin që nuk shtyjnë përpara drejt portës mike. Madje ata kanë vërshëllyer çdo kthim të topit prapa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"