“Humbja me Totenhemin një goditje e rëndë”, Arteta: Më vjen keq për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 22:14

“Humbja me Totenhemin një goditje e rëndë”, Arteta: Më vjen keq për…

Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit, nuk e fsheh zhgënjimin për mënyrën se si humbi skuadra e tij në derbi.Arteta Arsenal

“Jam i zhgënjyer për djemtë në radhë të parë, për të cilët më vjen shumë keq, për mënyrën se si luajtën dhe personalitetin që treguan në këtë fushë, duke i detyruar kundërshtarët të mos luajnë sipas planit. Këtë donim të bënim.

Sa i përket rezultatit, është një goditje e rëndë, sepse i dinim rezultatet e kësaj fundjave. Por ne do të vazhdojmë të luftojmë dhe shpresojmë. Europën mund ta arrijmë në dy mënyra, nga klasifikimi ose nga Kupa FA”, deklaroi trajneri spanjoll.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"