Humbjet radhazi në derbi, Partizanit i duhet ndryshim në stadiumin e “mallkuar”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2022 | 21:50

Humbjet radhazi në derbi, Partizanit i duhet ndryshim në stadiumin e “mallkuar”

Një vit e gjysmë pa fitu ar një derbi ndaj Ti ranës janë shumë për Partizanin. Pas një sundimi 6- vjeçar në këto beteja, “demat” numërojnë 562 ditë pa e provuar shijen e fitores ndaj Tiranës, armiqve historikë dhe më të mëdhenj në futbollin tonë.

derbi-2019-air-albania

Triumfi i fundit i të kuqve daton më 13 mars 2021, dy sezone më parë në stadiumin “Selman Stërmasi”, me shifrat 1-2. Jo vetëm kaq, por prej tri vitesh, që kur është inauguruar stadiumi “Air Albania”, Partizani nuk ka mundur të fitojë asnjëherë ndaj Tiranës, çka padyshim ndikon edhe psikologjikisht, megjithëse janë detaje që i përkasin së shkuarës. Gjithsesi, një nga “ligjet” e kësaj botë thotë se gjithmonë ekziston një herë e parë dhe 2 tetori mund të jetë pikërisht kjo. Por për të thyer tersin e tri viteve, pas gjithë këtyre dështimeve radhazi, Partizanit i duhet me patjetër të përmirësojë disa gjëra, që i ka bërë keq në të shkuarën ndaj rivalit kryesor të qytetit.

MENTALITETI – Që nga derbi i fundit i fituar, skuadra e Partizanit ka ndryshuar thuajse tërësisht. Për ta dëshmuar mjafton të themi këtë se vetëm 4 lojtarë të asaj skuadre (Cara, Hoxha, Bitri, Murataj) janë ende pjesë e “demave”. Gjithë këto lëvizje japin efektet e tyre anësore dhe në këtë drejtim mund të themi se deri diku i kanë ndryshuar skuadrës një pjesë të mentalitetit. Statistikat dhe ajo që kemi parë në fushë, tregojnë se në derbi, ky Partizan nuk hyn me frymën e fituesit. Një triumf në derbin e radhës e ndryshon këtë dhe momenti është i përshtatshëm. Janë kryesues, vijnë nga një fitore ndaj Kukësit dhe kanë bërë një nga startet më të mirë prej një dekade.

PRESIONI – Dikur Partizani ishte ekspert për ta kaluar presionin në anën tjetër, por në dy vitet e fundit kjo aftësi nuk është parë më te klubi i kuq. Lojtarët janë të një moshe relativisht të re dhe vijnë nga klube që nuk është se e kanë fort idenë seç është derbi. Drejtuesit, nga ana tjetër, kanë rolin e tyre të rëndësishëm për sa i përket kësaj çështje, dhe lënia në qetësi e skuadrës para kësaj beteje mund të përmirësojë këtë aspekt, që Partizani nuk ka ditur ta menaxhojë së fundmi.

CINIZMI – Vitin e shkuar kemi parë ekipin e kuq të marrë iniciativën dhe t’i luajë derbet. Por këto ndeshje luhen vetëm për t’u fituar. Këtë herë skuadra e Kolelës duhet të dinë të përfitojnë nga episodet dhe të ndëshkojnë edhe në momentet kur skuadra po vuan.

FUNDI – Partizani ta paktën në derbet e sezonit të shkuar, që janë edhe më të matshme me atë të 2 tetorit, nuk ka ditur ta shfrytëzojë fundin e ndeshjes, madje në derbin e fazës së dytë është mposhtur me shifrat 1-2, me një gol të Redon Xhixhës në minutën e 100-të. Ndaj Egnatias pamë që Partizani ka mësuar të fitojë në fund, por mbetet për t’u parë në derbi.

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"